Çfarë ndodhi në prapaskenë?! Silva Gunbardhi zihet me burrin para Rudinës – AlpeGossip
Çfarë ndodhi në prapaskenë?! Silva Gunbardhi zihet me burrin para Rudinës

Çfarë ndodhi në prapaskenë?! Silva Gunbardhi zihet me burrin para Rudinës

Këngëtarët Silva Gunbardhi dhe Dafi janë një nga çiftet më simpatike në vendin tonë. Ata me këngët e tyre kanë arritur që të bëhen shumë të dashur për publikun shqiptar dhe përfliten shpesh nga mediat.

Ditën e sotme ata kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Rudina’ mirëpo pak përpara se të dilnin live patën një debat mes tyre, të cilin Silva e tregoi në emision.

“Pesë minuta përpara emisionit, më tha se nuk i pëlqente modeli i flokëve. Çfarë fitoi se ma tha? Unë vendosa t’i bëja flokët gërshet sot”, tha Silva.

Ndërkohë Dafi nga ana tjetër tregoi se e ka shumë të vështirë të shtiret dhe kur si pëlqen diçka e thotë menjëherë. Ata treguar më shumë për jetën e tyre private, si dhe për projektin më të ri i cili titullohet ‘Shqipe’.

Ndër të tjera Silva dhe Dafi folën dhe për djalin e tyre si dhe për planet që kanë për të sjellë në jetë një fëmijë të dytë. Siç tregoi dhe Silva ata kanë dëshirë që të bëhen prindër përsëri, por e kanë të pamundur për shkak të karrierës së tyre.