“KËNGËTARJA MË E MIRË E BALLKANIT”/ Morena Taraku po bën namin në gazetat turke – AlpeGossip
“KËNGËTARJA MË E MIRË E BALLKANIT”/ Morena Taraku po bën namin në gazetat turke

“KËNGËTARJA MË E MIRË E BALLKANIT”/ Morena Taraku po bën namin në gazetat turke

Morena Taraku prej disa kohësh po qëndron në Turqi, ku po punon për projekte të reja të cilat pritet shumë shpejt të publikohen e t’i hapin rrugën për t’u bërë e famshme ndërkombëtarisht. Kështu ka deklaruar shqiptarja nga Kosova për gazetat turke në të cilat po bën namin së fundmi.

“Morena Taraku do fillojë nga shteti yë për tu bërë një yll ndërkombëtar. Morena ka fituar çmimin si këngëtarja më e mirë e Ballkanit dhe ka përfaqësuar Kosovën në shumë kompeticione që nga viti 2010”, shkruajnë mediat turke.

“Turqia do më hapë dyert e botës. Po realizoj ëndrrat e fëmijërisë time. Kam një surprizë të madhe”, u shpreh Morena për mediat turke, bën të ditur Xing.al.

Disa nga artikujt e gazetave turke me tituj: “Turqia do më hapë dyert e botës”, Morena i ka publikuar edhe në Instastory.