PUBLIKOI KËNGËN E RE/ Ermal Mamaqi i bën komentin epik Elvanës (FOTO) – AlpeGossip
PUBLIKOI KËNGËN E RE/ Ermal Mamaqi i bën komentin epik Elvanës  (FOTO)

PUBLIKOI KËNGËN E RE/ Ermal Mamaqi i bën komentin epik Elvanës (FOTO)

Ermal Mamaqi dhe këngëtarja Elvana Gjata gëzojnë një shoqëri të mirë me njëri-tjetrin. Ato bashkëpunuan edhe në realizimin e komedisë “2 gisht mjaltë” që u shfaq në kinema këtë vit.

Për shkak të marrëdhënies së mirë si pune ashtu dhe shoqërore mes tyre nuk mungojnë batutat siç është kjo e fundit nga ana e Ermalit për këngën më të re të Elvanës.

Duke qenë se Elvana shfaqet e veshur me të bardhë në të gjithë videoklipin dhe e mbështjellë me një pëlhurë të bardhë me përmasa të mëdha, Ermali në momentin kur publikoi këngën e saj në story bëri një batutë në lidhje më te. “Nga Fustani te Çarçafi” është shprehur në formë shakaje ai.

Kujtojmë se pas dy projekteve muzikore të njëpasnjëshme siç ishin “Fustani” me Capital T dhe “Meine Liebe” me Adrian Bujupin, Elvana  erdhi me një projekt të tretë solo. Kënga titullohet “A m’don ti” dhe u publikua ditën e djeshme.