SHOKUESE/ Nëna monstër lidh të bijën kokëposhtë në krevat dhe e lë të vdesë (FOTO) – AlpeGossip
SHOKUESE/ Nëna monstër lidh të bijën kokëposhtë në krevat dhe e lë të vdesë (FOTO)

SHOKUESE/ Nëna monstër lidh të bijën kokëposhtë në krevat dhe e lë të vdesë (FOTO)

Një vogëlushe ka humbur jetën pasi nëna e saj e ka lidhur kokëposhtë në krevat dhe e ka lënë të vdiste. Ellie-May Minshull-Coyle ishte vetëm 19 muajshe kur vdiq e lidhur në shtratin e saj me ligatura të shtrënguara përgjatë gjoksit dhe këmbëve. Mamaja Lauren Coyle, 19 vjeç, i dashuri i saj, Reece Hitchcott, 20 vjeç dhe një i tretë që banonte me ta, Connor Kirby, 20 vjeç, i mohojnë akuzat.
Këmbët e vajzës së vogël kishin qenë të lidhura së bashku dhe pozicioni i saj i fjetjes i ndaloi frymëmarrjen, gjë që shkaktoi vdekjen e saj.

Lauren Coyle i tha policisë se i dashuri i saj Reece Hitchcott filloi të lidhë vajzën e saj në shtrat për të “ndihmuar atë të flë”, por ajo nuk e aprovoi. Në orën 6 të mëngjesit Lauren i çoi mesazh babait të vajzës, Sean Coyle, për t’i thënë se e kishte lënë Ellien të qante për dy orë.

Kur babai Sean Coyle mbërriti në banesë në orën 9, shkoi në dhomën e foshnjës dhe e kuptoi se kishte ndodhur diçka e tmerrshme.

Ellie nuk po merrte frymë dhe u thirr një ambulancë, por ajo u shpall e vdekur menjëherë sapo mbërriti në Spitalin Royal Preston.