Histori shpirtrash që s’duhet t’i lexoni kurrsesi, me dritën fikur! (FOTO) – AlpeGossip
Histori shpirtrash që s’duhet t’i lexoni kurrsesi, me dritën fikur! (FOTO)

Histori shpirtrash që s’duhet t’i lexoni kurrsesi, me dritën fikur! (FOTO)

Sado të besoni ose jo në fantazma, s’ka si të mos ju dridhen këmbët kur jeni vetëm në shtëpi dhe dëgjoni papritur një zhurmë të çuditshme.
Historitë e mëposhtme do t’jua kallin datën ndaj sigurohuni që sido të shkojë puna, të keni edhe dikë tjetër pranë.

“Celulari”

Nja dy muaj më parë, kushërira e një mikut tim (një nënë e divorcuar) bleu një celular të ri. Pas një dite të gjatë në punë, ajo shkoi në shtëpi, e vendosi celularin mbi komodinë dhe nisi të shikonte televizor; djali i shkoi pranë dhe e pyeti nëse mund të lozte pak me celularin e ri. Ajo ia dha me kusht që të mos merrte njeri apo të mos dërgonte ndonjë mesazh. Rreth orës 23:20 ishte aq e përgjumur sa vendosi ta fuste djalin në shtrat dhe të shkonte të flinte. Shkoi në dhomën e tij dhe nuk e gjeti; u fut më pas në dhomën e saj dhe e gjeti djalin teksa flinte me celularin në duar. E mori celularin dhe nisi të shikonte për kuriozitet se ç’kishte bërë djali. Asgjë me rëndësi, sfondi i celularit i ndryshuar dhe ca fotografi të ruajtura. Nisi t’i fshinte fotot derisa mbeti te një e fundit. Kur e pa, u tmerrua. Ishte djali që flinte në krevatin e saj dhe dikush që e kishte kapur foton që së largu…. në foto dukej gjysma e fytyrës së një gruaje të plakur.

“Fëmija”

Na ndodhte shpesh mua dhe mikut tim të kalonim nga ajo rrugicë. Ndalonim për të blerë diçka në dyqanin që ndodhej aty pranë dhe shihnim si përherë një vajzë e vogël në katin e tretë të pallatit na qeshte dhe përshëndeste. E bëntë këtë sa herë ne kalonim aty, aq sa i thamë një ditë shitësit të fliste me prindërit, pasi e vogla qëndronte gjithë kohës në ballkon. Kishim frikë mos binte, fëmijë ishte fundja. Derisa ai na tha se në katin e tretë s’kishte njeri, kishin vite që ishin larguar nga aty.

Ndonjëherë, historitë e shkurtra janë më të frikshmet. Ja ç’shkruan një baba:

“Po e çoja djalin në shtrat dhe më thotë: Babi të lutem shiko mos ketë njeri poshtë krevatit. Për t’i bërë qejfin u ula dhe shoh po djalin tim, që duke u dridhur më pëshpërin: Babi është dikush sipër në krevatin tim.”

“Fotografia”

Miku im i shkrepi këtë foto kushëririt të tij. Sapo kishin marrë një shtëpi të re bashkë, vetëm ata të dy. Në fakt jo vetëm ata mesa duket: