DETAJE TË REJA/ Ja me kë po bashkëpunon Ermal Mamaqi për filmin e ri (FOTO) – AlpeGossip
DETAJE TË REJA/ Ja me kë po bashkëpunon Ermal Mamaqi për filmin e ri (FOTO)

DETAJE TË REJA/ Ja me kë po bashkëpunon Ermal Mamaqi për filmin e ri (FOTO)

Ermal Mamaqi ka nisur xhirimet për filmin më të ri që pritet të vijë në kinema së shpejti.

I ftuar në emisionin “Edicioni Veror”, aktori Rezart Veleshnja tregoi se edhe ai ishte pjesë e kastit të aktorëve. Ai zbuloi se skenari i filmit është shkruar nga vetë Ermali dhe se filmi, i zhanrit komedi, po xhirohet nga një kompani turke.

“Është një film komedi me skenar të Ermal Mamaqit dhe një djali tjetër, që nuk do të bëhet i njohur. Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata luajnë në rolet kryesore të filmit dhe Elvana është një vajzë shumë karizmatike. Filmi po realizohet nga një grup turqish, të cilët renditen në 10-shen e atyre që bëjnë filmat më të mirë në Hollywood. Ermali më kërkoi të isha pjesë e filmit. Luaj rolin e një fatorine autobuzi. Në këtë film rikthehet edhe i madhi Koço Devole. Është babai në film. Do të jetë një ndër filmat më të mirë shqiptar dhe mezi pres të vijë në kinema për publikun.” – tregoi aktori Rezart Veleshnja.