“Kur isha në maternitet u kujtua burri të blinte krevatin e gocës”/ Jonida Shehu tregon detaje të jetës private (VIDEO) – AlpeGossip
“Kur isha në maternitet u kujtua burri të blinte krevatin e gocës”/ Jonida Shehu tregon detaje të jetës private (VIDEO)

“Kur isha në maternitet u kujtua burri të blinte krevatin e gocës”/ Jonida Shehu tregon detaje të jetës private (VIDEO)

Jonida Shehu dhe bashkëshorti i saj, Albi Çifligu, u bënë prindër për herë të parë në gusht të vitit 2016. Një vit përpara kësaj, çifti ndërroi shtëpi dhe duke marrë parasysh se Albi është skenograf, rregullimin dhe arredimin e shtëpisë së re e mori ai përsipër.

“E keni parasysh këpucarin me këpucët e veta? Albi ka shumë qejf dhe me shtëpinë është marrë ai. I prishi gjithë muret, vendosi ku do të jenë gjërat dhe unë e lashë. Po ndërronim shtëpi asokohe dhe thashë ‘po e mbaron ky këtë punë, unë po rri si zonjë’,” tha Jonida e ftuar në “Pop Culture.”

Sikur Albi ta kishte çuar punën deri në fund, s’do të ishit duke lexuar këtë artikull, apo jo.

“I hodhi të gjithë muret, i la puntorët të punonin dhe pastaj u tërhoq te gjërat e veta, te prioriteti i tij në jetë. Shtëpia zgjati më shumë se një vit. Dollapi i fundit dhe krevati i gocës erdhi kur unë isha në maternitet; kisha lindur ndërkohë.”
Albi duket si njeriu i duhur për të punësuar në projekte ku koha s’pret.