U fSHINË TANI/ Ja çfarë bën Elvana në Prishtinë pak orë para koncertit (FOTO) – AlpeGossip
U fSHINË TANI/ Ja çfarë bën Elvana në Prishtinë pak orë para koncertit (FOTO)

U fSHINË TANI/ Ja çfarë bën Elvana në Prishtinë pak orë para koncertit (FOTO)

Nata e sotme do të shënoi një datë të rëndësishme në karrierën e saj muzikore. Koncerti që do të mbahet mbrëmjen e së dielës me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës e ngjit Elvana Gjatën në skenë pas tërheqjes 4 mujore për shkak të problemeve personale që u bënë të bujshme në media.

Elvana do të performoi në një event të organizuar nga bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Anita Muçaj, dhe ndryshe nga vitet e tjera koncerti do të jetë me ftesa dhe jo në shesh. E pak orë para eventit, artistja shqiptare që këto ditë po qëndron në Prishtinë ka preferuar të kaloi një mbrëmje mes miqsh.

Ajo së bashku me zonjën Haradinaj, stilistin gazetarin Alaudin Hamiti dhe stilistin e saj personal Valdrin Sahiti janë mbledhur për të darkuar në një ambient që ngjan më shumë si shtëpi sesa si restaurant.

Këngëtarja shihet e reahatuar në karrigen e saj, e veshur me një bluze të bardhë sportive me kapuç e flokët e kapur bisht.