"Mami më tha se do vriste veten", si u tregoi 21-vjeçari shqiptar prindërve që është gej - AlpeGossip
“Mami më tha se do vriste veten”, si u tregoi 21-vjeçari shqiptar prindërve që është gej

“Mami më tha se do vriste veten”, si u tregoi 21-vjeçari shqiptar prindërve që është gej

Në një intervistë për “Historia ime, Erand Morina, 21-vjeçari nga Kosova që jeton në Kanada ka folur rreth orientimit të tij seksual dhe si ua ka treguar këtë familjes. Erandi ka lindur në Kosovë dhe ka jetuar atje për 13 vite ndërsa në vitin 2009 u shpërngul me familjen në Kanada. Ai ka studiuar një program një vjeçar tek Shkolla e Filmit në Vankuvër që konsiderohet një nga më prestigjiozet.

 

“Unë e tregova hapur orientimin seksual një javë përpara se të mbushja 18 vjeç, rreth tre vite më parë. Në fillim dola hapur si biseksual (edhe pse identifikohem si gej) duke ia thënë në fillim motrës, e cila më vonë ia tha mamit. Ishte një pikë kthese në jetën time. Mbaj mend kur kam qenë 16 vjeç po shikoja me mamanë një serial me personazhe gej. Mamaja më thoshte gjithnjë se duhet të ndyshoja kanalin, por unë një ditë ia ktheva: “Po sikur fëmija yt të ishte gej?”. Më pas vjen dhe përgjigjia bombë: “Do preferoja të vrisja veten…”. Ajo ishte gjëja më e tmerrshme që kisha dëgjuar ndonjëherë dhe më “vrau” shpirtërisht. Ndihesha shumë i dobët moralisht dhe në depresion gjatë atyre dy viteve derisa e tregova hapur orientimin seksual. Erdhi një pikë saqë i thoja vetes: “Nëse ndihem ende gej kur të mbush 18 vjeç atëhere do të vras veten”. Por kjo fazë e errët ka kaluar dhe tani mami e ka pranuar orientimin tim. Tani unë jetoj vetëm pa familjen në Vankuvër, ky qytet është ndër më miqësorët ndaj komunitetit LGBT. Shumë prej miqve të mi kosovarë mendojnë se mamaja më ka dëbuar nga shtëpia për shkak se jam gej por kjo s’është aspak e vërtetë”, ka treguar Erandi.