Kur asgjë nuk të ngop! Suada Sherifi nuk gënjehet kollaj me një festë, i thotë burrit... - AlpeGossip
Kur asgjë nuk të ngop! Suada Sherifi nuk gënjehet kollaj me një festë, i thotë burrit…

Kur asgjë nuk të ngop! Suada Sherifi nuk gënjehet kollaj me një festë, i thotë burrit…

1-vjetori i së bijës, në shtatorin e vitit të kaluar, mblodhi të gjithë të afërmit e familjes së Suada Sherifit dhe partnerit të saj.
Gjithçka ishte menduar jo vetëm si një ditëlindje, por edhe si një dasmë e çiftit, meqenëse nuk kishin pasur rast të organizonin më herët një festë vetëm për vete. Për shkak të angazhimeve, por edhe të rrethanave, Miss-i shqiptar dhe bashkëshorti i saj ende nuk kishin organizuar një ceremoni martese. Me këtë rast, me ditëlindjen e Deizit, ata të dy menduan që festa të ishte e dyfishtë – edhe ditëlindje, edhe një lloj martese.

Kështu ndodhi, por Suada nuk do të mjaftohet me kaq: “I them bashkëshortit ‘mos kujto se do më gënjesh me atë’”, – thotë ajo me të qeshur për “Rudina”, ku ishte e ftuar pasditen e sotme. Si çdo vajzë, edhe ajo do një dasmë të vërtetë, që ta gëzojë të plotë dhe ta kujtojë si ditën e saj dhe jo të Deizit.

Megjithëse ditëlindja e vogëlushes i kishte të gjitha detajet, duke nisur që nga ngjyra e bardhë, dekori, fishekzjarret, fustani i Suadës, në sytë e partnerit të saj u pa edhe si një ceremoni martese. Ndaj “çfarë do më shumë” e ka pyetur ai Suadën:

“Kam dëshirë të bëjmë një dasmë të vërtetë. E kemi menduar dhe diskutuar shpesh. Un kam një merak për këtë: Pse ta quajmë 1-vjetorin e Deizit edhe si dasmën tonë? Unë nuk dua që të mbetet me aq, sepse mendoj se ajo ditë kishte në vëmendjen Deizin, pse t’ia heqim asaj vëmendjen?” – vazhdon të argumentojë Suada dëshirën për të pasur një ditë për veten.

❤️

A post shared by Suada Sherifi (@suadasherifi) on

Siç shton ajo më tej, ndoshta në 2-vjetorin e së bijës, kur vëmendja nuk është aq e madhe sa te përvjetori i saj i parë, ata do të organizojnë një ceremoni martese, e cila në fokus do të ketë pikërisht çiftin.
Pse jo, edhe Suada të veshë fustanin e bardhë që ka ëndërruar që fëmijë?/Class/