Ledri Vula nuk i mban dot lotët në emision, çfarë e preku kaq shumë këngëtarin? (VIDEO) – AlpeGossip
Ledri Vula nuk i mban dot lotët në emision, çfarë e preku kaq shumë këngëtarin? (VIDEO)

Ledri Vula nuk i mban dot lotët në emision, çfarë e preku kaq shumë këngëtarin? (VIDEO)

Ledri Vula është një ndër këngëtarët më të talentuar shqiptarë. Me 1 milionë ndjekës në Instagram, kjo gjë tregon se Ledrin e duan shumë, jo vetëm si këngëtar por edhe sepse ai është një djalë i thjeshtë dhe aspak mendjemadh.

Këtë të shtunë ai do të jetë i ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, në Top Channel për të surprizuar dikë.

Reperi vërtet do të jetë në emision si surpriza për dikë, por ai do të përlotet në studio, për një rast vërtet të dhimbshëm. Në vitin 2016 një vajzë nga Kosova e quajtur Rebeka Rexhepi u bë e njohur pasi e ëma e saj bëri të pamundurën që ajo të mposhte luftën me kancerin. Rebeka fatkeqësisht nuk ia doli, dhe u nda nga kjo jetë.

Ledri ka qenë një ndër artistët që e kanë ndihmuar familjen e Rebekës financiarisht që ajo të kurohej jashtë vendit. Në emisionin e Arbanës me lot në sy Ledri, ka treguar se kur kanë realizuar këngën “Beautiful”, në bashkëpunim me Florin kanë pasur në mendje Rebekën.

“Kur kemi bërë këngën “Beautiful” na u ka kujtuar Rebeka, dhe na kanë shkuar lotët mua dhe Florit”,-është shprehur Ledri me lot në sy, teksa e ëma e Rebekës i qëndronte pranë.