Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP2” ka mbërritur një zarf i kuq me emrin e Olta Gixharit. Aktorja e njohur do të ketë një avantazh në lojë të shtunën pasi grupi i saj u shpall fitues gjatë lojës me litarë.
Por avantazhi që ka Olta do të mësohet në spektaklit e të shtunës, ndonëse banorët janë të sigurt se lidhet me nominimet.
Pas kësaj situate ka ardhur dhe një reagim nga Efi Dhedhes, e cila mendon njësoj si banorët që Oltës do t’i jepet mundësia të çojë në televotim 3 banorë.
“Përsëri një zarf i kuq në dorë të Oltës, nuk e di nuk kam koment, kam ngel pa fjalë”, shprehet Efi, e cila doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri pikërisht prej një zarfi të kuq që i dha mundësinë Deas të çonte në nominim atë, Luizin dhe Kiarën.











![Dua Lipa ndjen dhimbje, kërkon falje në rrjetet sociale [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/KERKOJ-400x259.jpg)


