Duket se situata mes çiftit Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, nuk po shkon edhe aq mirë. Mbrëmjen e djeshme teksa moderatorja ishte në krevat, këngëtari e pyeti se çfarë problemi kishte.
Kiara u shpreh se është e mërzitur me të dhe nuk dëshiron të flasë. Luizi i kërkoi të kishte besim tek ai.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Mjaft tani. Të lutem ka mundësi që të mbash pak qetësi
Luizi: Pse? Do me fjet?
Kiara: Po tentoj të fle. U çove ‘aiai’, rri këtu…, mirë po iki unë se… Po ik Luiz se më acarove nervat. Ik andej, sinqerisht. Ik më lër rehat
Luizi: Çoje pak kokën
Kiara: Nuk dua
Luizi: Dua të flas
Kiara: Nuk dua të flas
Luizi: Të lutem çoje pak kokën
Kiara: Jo, është hera e dytë
Luizi: Ça ke?
Kiara: Si ça kam? Nuk e kupton ça kam?
Luizi: Jo
Kiara: Mirë
Luizi: Ke ndonjë hall? Të thashë ke besim, mundesh?
Kiara: E kisha për tjetër gjë o njeri