PAS LARGIMIT “AL PAZAR”/ Ja ç’marrëdhënie kanë sot vëllezërit Veshaj me Agron Llakajn (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
PAS LARGIMIT “AL PAZAR”/ Ja ç’marrëdhënie kanë sot vëllezërit Veshaj me Agron Llakajn (FOTO+VIDEO)

PAS LARGIMIT “AL PAZAR”/ Ja ç’marrëdhënie kanë sot vëllezërit Veshaj me Agron Llakajn (FOTO+VIDEO)

Në shtator të vitit të kaluar Romeo dhe Donaldi deklaruan largimin nga “Al Pazar”, për të vazhduar emisionin e tyre “Treshat”. I ftuar në “Thumb on”, Romeo tregoi se ai dhe Agron Llakaj ruajnë marrëdhënie shumë të mira edhe pas largimit.

“Më merr malli pafund për Al Pazarin dhe skenën aty pasi realisht aty u rrita. Ajo skenë më bëri ky që jam sot, më hoqi gjithë emocionet, më dha gjithë eksperiencën. Më mësoi si hidhet batuta, më mësoi të jem sportiv në skenë sa të mos dua të dal nga skena. E gjithë kjo meritë është e Gonit pasi më mesoi shumë”, u shpreh Romeo.

Aulona Musta: Pati hatërmbetje?

Romeo Veshaj: Kështu u shit, por shqiptarët kështu e shohin. Pati përlotje po të shikosh puntatën e parë si për ne edhe për Gonin sepse unë realisht përlotem sepse kam kaluar një pjesë shumë të rëndësishme të jetës sime aty. Marrëdhënia ime me Gonin është e fortë. Sot ndajmë shumë ide bashkë, më tregon një material i tregoj unë, shkëmbejmë ide dhe duam shumë të flasim me njëri-tjetrin. Kjo është shumë gjë e bukur.