Elon Musk bëhet me vëlla pasi babai 72-vjeçar la shtatzënë me…(FOTO) – AlpeGossip
Elon Musk bëhet me vëlla pasi babai 72-vjeçar la shtatzënë me…(FOTO)

Elon Musk bëhet me vëlla pasi babai 72-vjeçar la shtatzënë me…(FOTO)

Babai i miliarderit Elon Musk tha se ishte “plan i Zotit” fëmija që solli në jetë me thjeshtrën e tij. Errol Musk, 72 vjeç, foli për djalin e tij dhjetë muajsh me Sunday Times of London dhe tha se është një “fëmijë i shkëlqyer”. Jane, nëna e djalit të quajtur Eliot, është njëherazi thjeshtra e Errol, pasi ai u martua me të ëmën e saj, Heide, kur Jane ishte vetëm katër vjeçe.

Pra dhe njëherë. Errol martohet me Heide, kur Jane ishte katër vjeçe. Vite më vonë, Errol ndahet nga Heide dhe formon një lidhje me thjeshtrën e tij, Jane. Sot e kësaj dite kanë një djalë dhjetë muajsh të quajtur Eliot. Ky djalë, është gjysmë vëllai i miliarderit dhe gjeniut të teknologjisë Elon Musk. Jeni të përditësuar?

Kur Jane i tha Errol se ishte shtatzënë, në fillim ai dyshoi mos ish i dashuri i saj ishte babai i vërtetë i fëmijës. Një test atësie vërtetoi të kundërtët

“Jane është një vajzë e këndshme dhe një nënë e mrekullueshme. Më thotë se i ndryshova jetën,” tha Errol për mediat britanike. Ai shtoi se e mbështet thjeshtrën e tij 30-vjeçare dhe djalin e tyre, por nuk jeton me ta.

Elon Musk nga ana tjetër, kreu Tesla dhe SpaceX, s’ka ndonjë dashuri të madhe për të atin. Vjet, në një intervistë për Rolling Stone, ai tha se “babai im ka ndërmend një plan të detajuar të mbushur me ligësira.”

Gjithashtu, rastësisht tha se Errol, i ati, “është një qenie e tmerrshme njerëzore.”

Po mirë pra.