Pavarësisht se sezoni i verës ka përfunduar, Ermal Fejzullahu vijon të jetë aktiv me koncertet e tij si brenda edhe jashtë Shqipërisë.
Por ditën e sotme, këngëtari ka habitur fansat me një prej postimeve të bëra në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit ka lajmëruar anulimin e dy koncerteve të tij në Itali
“Përshendetje të gjithëve. Doja t’ju njoftoja se për arsye personale, nuk mund të jem pjesë e koncerteve në Itali, të cilat janë parashikuar të mbahen sot edhe nesër. Ju falenderoj për mirëkuptimin tuaj. Uroj të shihemi sa më shpejt”, shkruan artisti në profilin e tij.
Këngëtari nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se cila është arsyeja e anulimit të koncerteve por në një postim tjetër të bërë nga Ermali, ai ka publikuar një video të shtëpisë së tij, ku shkruan: “Shtëpi e ëmbla shtëpi”.