TRONDITI QIPRON/ Gjendet viktima e fundit e vrasësit serial, një vajzë 6-vjeçare – AlpeGossip
TRONDITI QIPRON/ Gjendet viktima e fundit e vrasësit serial, një vajzë 6-vjeçare

TRONDITI QIPRON/ Gjendet viktima e fundit e vrasësit serial, një vajzë 6-vjeçare

Pas dy muajsh kërkime është gjetur viktima e fundit e vrasësit serial që tronditi Qipron.

Viktima e tij, një vajzë e vogël, u gjet në liqen të mërkurën nga zhytësit.

Zbulimi i eshtrave të vajzës, që mendohet se është 6-vjeçarja Sierra Grace, i dha fund kërkimeve.

Oficeri i ushtrisë pranoi vrasjen e 7 grave dhe vajzave emigrante në 25 prill.

Sipas mediave, eshtrat ishin mbështjellë me çarçaf dhe lidhur në një bllok betoni. Trupi u gjet në mes të kallamave 6 metra nën liqen. Ndërsa nuk janë gjetur prova se i dyshuari mund të ketë vrarë persona të tjerë. Ndërsa hetuesit po mundohen të kontaktojnë të gjithë personat me të cilët ai ka pasur kontakt në internet.

Oficeri i ushtrisë, i cili nuk është identifikuar ende zyrtarisht, kontaktoi me disa prej viktimave të tij përmes internetit.

Ai është konsideruar vrasësi i parë serial në Qipro.

Zbulimi i trupit të nënës së  Sierra Grace, Mary Rose Tiburcio, 38 vjeç, në liqenin afër minierës së përmbytur më 14 prill çoi në nisjen e hetimeve. Policia shkoi tek i dyshuari nisur nga komunikimi i tij në internet me gruan filipinase me të cilën kishte pasur një marrëdhënie 6 mujore.

Trupi i Arian Palanas Lozano, 28 vjeç, gjithashtu nga Filipinet, u gjetën poshtë të njëjtit bosht gjashtë ditë më vonë.

Vrasjet nisën në shator 2016 me zhdukjen e 36 vjeçares Livia Florentina Bunea dhe vajzës së saj 8-vjeçare Elena Natalia.

Trupat e tyre u gjetën brenda valixheve në fund të liqenit toksik.

Një tjetër trup, që besohet se i përket Ahita Khadka Bista nga Nepali, u gjet poshtë një pusi të thatë.

I dyshuari do dalë para gjykatës të premten.

Bunea dhe vajza e saj do të varrosen të enjten në një fshat jashtë kryeqytetit Nikosia.

Qeveria e Qipros ka thënë se do të mbulojë shpenzimet e funeralit të të gjitha viktimave.