VIDEO tronditëse: Shoferi amator bëhet shkaktar i dy aksidenteve – AlpeGossip
VIDEO tronditëse: Shoferi amator bëhet shkaktar i dy aksidenteve

VIDEO tronditëse: Shoferi amator bëhet shkaktar i dy aksidenteve

Ky është momenti tronditës kur një shofer i papërgjegjshëm bën që dy kamionë të rrëzohen pasi shmangin përplasjen me të.

Në pamjet filmiket shihet makina e bardhë e cila tenton të bëjë në kthesë të papritur në autostradë duke bllokuar rrugën dy kamionëve.

Pamjet e CCTV kapën shoferin e paidentifikuar të makinës së bardhë, duke u kthyer në mënyrë të papritur drejt një dalje kur një kamion i kuq afrohej pranë tij dhe në tentativë për ta shmangur automjeti humb ekuilibrin dhe rrëzohet.

Por si të mos mjaftonte kjo, një tjetër kamion blu gjithashtu u përpoq të shmangte makinën e bardhë dhe përfundoi duke prishur disa pjesë të motorit pas frenimit të fortë.

Fatmirësisht nuk pati viktima, por ajo që bie në sy është se si shoferi i makinës së bardhë largohet nga vendngjarja edhe pse ishte ai shkaktari i dy aksidenteve.

Ngjarja ndodhi në një autostradë në Kinën lindore.