“MË DESHE E KUR NUK KISHA LEKË”/ Këngëtari shqiptar prek me dedikimin për gruan – AlpeGossip
“MË DESHE E KUR NUK KISHA LEKË”/ Këngëtari shqiptar prek me dedikimin për gruan

“MË DESHE E KUR NUK KISHA LEKË”/ Këngëtari shqiptar prek me dedikimin për gruan

Këngëtari i njohur shqiptar i hitit “Zemra jem” Labinot Tahiri gjithmonë tërheq vëmendjen e mediave me deklaratat e ndryshme dhe postimet që bën. Ai gjithmonë ka treguar se familja është shumë e rëndësishme për të dhe nuk ngurron që shpesh herë të bëj dedikime për ta.

Ditën e sotme, këngëtari ka publikuar një foto me bashkëshorten dhe pranë saj ka shkruar disa fjalë zemre për të dhe e ka falënderuar që ka qenë me të edhe në kohët e vështira kur ai s’kishte asgjë.

“Qëndrueshmëria në jetë, vlen më shumë se sa pasuria dhe letrat me vlerë. Për faktin që jetojmë të fortë si familje, kjo u bë se deshi Zoti, dhe ti më deshte edhe kur nuk kisha( Lekë). Prandaj, isha dhe jam shërbetori yt sikurse i shumë njerëzve, i pa ndryshuar asnjëherë: edhe kur bëra karriere, edhe kur i bëmë pak lekë. Edhe sikurs mos të kemi nesër, humanizmin e kemi dhe i takojmë të dy, se sa kam dhënë unë në jetë, ke dhënë edhe ti( HANA). Ne nuk ndryshuam dhe JEMI NJË. Dize Dize Dize“- ka shkruar Labi.