Jo vetëm tradhëtia me striptisten! Zbulohen të tjera skandale mes çiftit Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian (FOTO) – AlpeGossip
Jo vetëm tradhëtia me striptisten! Zbulohen të tjera skandale mes çiftit Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian (FOTO)

Jo vetëm tradhëtia me striptisten! Zbulohen të tjera skandale mes çiftit Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian (FOTO)

E pamë në kamerat e sigurisë së një hoteli në New York të puthej me striptisten Lani Blair por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo që ta lëndonte zemrën e Khloe Kardashian, të tjera detaje të reja janë zbuluar dhe kemi të bëjmë me tradhëti në seri.

Sipas Daily Mail, në 16 shkurt të këtij viti, kohë kur Khloe ishte shtatzënë, Tristan është parë në një bar shumë afër me dy modele, Jasmine Rose dhe Maya Nova James.

Pasi kaloi Shën Valentinin me Khloe, ai është shfaqur duke flirtuar me modelet.

Me Jasmine ai është afruar më shumë dhe ka qenë duke e përqafuar gjithë kohës.

“Tristan po flirtonte me të dhe nuk po sillej si dikush që ka një grua shtatzënë. Flirtimi dhe sjellja e tij ishin të papërshtatshme për dikë që është në një marrëdhënie serioze dhe mbi të gjitha në pritje të një fëmije”, është shprehur një burim për Daily Mail.

Nga ana e Khloe Kardashian ende nuk ka pasur njw qëndrim publik pwr tradhwtinw e bwrw nga bashkëshorti i saj Tristan por sido qw tw jetw thuhet se dyshja aktualisht nuk po jetojnë mw bashkw.

Deri më tani, Tristan është akuzuar të ketë pasur lidhje me të paktën 5 vajza gjatë kohës që Khloe ka qenë shtatzënë.