KRIZË NË ÇIFT? Shakira sapo na e tha: Jam e lumtur me familjen time (VIDEO) - AlpeGossip
KRIZË NË ÇIFT? Shakira sapo na e tha: Jam e lumtur me familjen time (VIDEO)

KRIZË NË ÇIFT? Shakira sapo na e tha: Jam e lumtur me familjen time (VIDEO)

Shakira ka nisur turin e koncerteve dhe pas Europës, po performon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja e hitit “Chantaje” përmes një video zbuloi edhe se çfarë ndodh në prapaskenë. Ajo tregon sesi kishte kënduar për një kohë të gjatë me kapsen në kokë dhe askush nuk e kishte vënë re.

“Të gjitha artistet femra që performojnë me kapse në kokë, të ngrejnë dorën” -shkruan krahas videos këngëtarja.

Mirepo gjatë kohes qe Shakira flet përpara pasqyrës, sytë na shkojnë tek fotoja e adhurueshme e partnerit Gerald Pique më të birin. Këngëtarja e kishte vendosur foton në cepin e pasqyrës që ta sodisë gjatë kohës që bëhet gati.