KUR “NEW YORK” BËHET SHKAK/ Pas Justin, aktorja britanike ja plas së QARËS në rrugë (FOTO) – AlpeGossip
KUR “NEW YORK” BËHET SHKAK/ Pas Justin, aktorja britanike ja plas së QARËS në rrugë (FOTO)

KUR “NEW YORK” BËHET SHKAK/ Pas Justin, aktorja britanike ja plas së QARËS në rrugë (FOTO)

New York City ka mbledhur tërë qaramanët e Hollywood-it bashkë dhe shkaku nuk janë temperaturat e larta.

Aktorja britanike Sophia Turner u fotografua me lot në sy, teksa ecte krah partnerit të saj, aktorit Joe Jonas në ditëlindjen e tij të 29-të.

Pas  publikimit të fotove nga “TMZ”, Turner zbuloi arsye përse po qante dhe të gjitha vajzat do e kuptojnë menjëherë: hormonet.

“Falenderoj Zotin që kam një të dashur të ëmbël. Periodat të shkatërrojnë” – shkruante aktorja britanike.

Ndërsa Justin Bieber nuk ia vuri fajin shumë hormoneve sesa marrëdhënies së tij me modelen.

“Ke ditë të mirë dhe ditë të këqia. Nuk është e vertetë lidhja nëse nuk përjeton edhe ditët e këqia.” – tregoi Justin Bieber për paparacët më herët.