“GJASHTË MUAJT MË TË MIRË”/ Eleni Foureira ndan foton e ëmbël me djalin e saj – AlpeGossip
“GJASHTË MUAJT MË TË MIRË”/ Eleni Foureira ndan foton e ëmbël me djalin e saj

“GJASHTË MUAJT MË TË MIRË”/ Eleni Foureira ndan foton e ëmbël me djalin e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare në Greqi, Eleni Foureira, ka ndarë së fundmi një foto me djalin e saj vetëm gjashtë muajsh, fytyën e të cilit nuk e ka zbuluar ende për fansat e saj.

Vogëlushi ka mbushur 6 muaj dhe këngëtarja ka dashur të ndajë me ndjekësit disa foto të tyre së bashku.

Megjithatë, deri më tani Eleni ka preferuar të mos e shfaqë fytyrën e fëmijës së saj të parë.

 “6 muajt më të mirë të jetës sime”, shkruan ajo bashkangjitur fotos.

Këngëtarja shihet e veshur me një mini fustan të bardhë të fryrë, çizme të larta dhe syze dielli ngjyrë ari.

Fotoja e tyre mori mbi 80 mijë pëlqime në vetëm pak orë. Një ditë më parë, ajo postoi dhe një video ku djai i saj po qeshte,shoqëruar vetëm me një emoji.