Jeta është shumë e shkurtër për të derdhur lot për ish-in/ Ja çfarë duhet bërë pas ndarjes – AlpeGossip
Jeta është shumë e shkurtër për të derdhur lot për ish-in/  Ja çfarë duhet bërë pas ndarjes

Jeta është shumë e shkurtër për të derdhur lot për ish-in/ Ja çfarë duhet bërë pas ndarjes

Fundi i marrëdhenies me dikë, nuk është aspak e thjeshtë edhe në rastet kur je ti ai/ajo që i jep fund, apo partneri. Por më e mira që duhet bërë, është të ecim përpara duke mos e menduar aspak partnerin dhe të nisim një jetë fringo të re. Ndaj, mbani shënime, më poshtë ju tregojmë se çfarë duhet të bëni pas ndarjes:

Ke frikë të qëndrosh single (beqar/e)

Në momentin që nuk ke qënë beqar/e për një kohë të gjatë, t’i japësh fund lidhjes mund të jetë shumë frikësuese. Sipas “This is Insider”, nuk duhet aspak marrë parasysh ky fakt, ndaj fillo të komunikosh me dikë dhe rrëfe sesi ndihesh. Kthej kokën tek miqtë dhe familjarët, e në ditët e fundit të ndarjes kërko mbështetjen e tyre dhe nuk do të ndjehesh vetëm. Do jetë shumë herë më e thjeshtë!

Mbani kontakte me ish-in

Sërish flet me ish-in edhe pas ndarjes?! Ky është një ndër gabimet më madhore që bëhet pas ndarjes. Sipas eskpertëve, ajo fazë e jetës hidhet pas krahëve vetëm në rastet kur marrëdhënia merr fund njëherë e mirë dhe kjo nënkupton edhe t’i fshish numrin, apo të mos i thuash çkemi në rrugë.

Jeni miq në rrjetet social

Nëse jeni ndarë nuk është nevoja të torturohesh me mendimin nëse t’i pa apo jo “story-t” në “Instagram”! Bëj më të mirën për jetën dhe veten tënde, ndaj fshiji përfundimisht nga rrjetet sociale dhe kërkoji miqve të tu të bëjnë të njëjtin veprim.

Je e fokusuar tek humbja

Sigurisht që është shumë natyrale, të mendosh sesa muaj e vite i ke dedikuar asaj marrëdhënie! Por jo, mos mendoni kështu! Fokusohuni tek ajo çfarë pritet të vijë, tek lumturia në vitet e ardhshme dhe tek ai ose ajo që do t’ua bekojë jetën më vonë.

Mos u fiksoni pas asaj historie

Nëse jeni ndarë me partnerin, ai/ajo nuk ishte shpirti juaj binjak. Sipas ekspërtëve, për të ecur përpara duhet ta pastroni nga fjalori fjalët : “ai/ajo ishte i/e duhura”, “si do ja bëj pa të”, “më kuptonte në sy” apo edhe “shpirti binajk”.

Një marrëdhënie shumë e shëndetshme dhe një histori shumë e bukur dashurie të pret, nëse nuk do i thuash këto fjalë pas ndarjes, sepse ku i dihet, dikush do të dojë 10-fish më shumë.