Lajmi që ka pushtuar mediat botërore/ Aktori i njohur ndahet nga bashkëshortja pas 8 vitesh martesë – AlpeGossip
Lajmi që ka pushtuar mediat botërore/ Aktori i njohur ndahet nga bashkëshortja pas 8 vitesh martesë

Lajmi që ka pushtuar mediat botërore/ Aktori i njohur ndahet nga bashkëshortja pas 8 vitesh martesë

Aktori i “Step up”, Channing Tatum dhe Jenna Dewan kanë deklaruar publikisht ndarjen e tyre, pas 8 vitesh martesë, është ky lajmi që ka pushtuar mediat botërore sot.

Lajmin e ndarjes e dha vetë çifti me anë të postimeve në profilet e tyre në Instagram ku shkruajnë se dashuria për njëri-tjetrin nuk është shuar, por rrugët e tyre duhet të ndahen.

“Hej botë. Atëherë… Kemi diçka që duam të ndajmë me ju. Së pari, duket e çuditshme që duhet ta ndajmë këtë me të gjithë, por është pasojë e jetës që ne kemi zgjedhur të bëjmë, për të cilën jemi shumë mirënjohës. Duam të ndajmë të vërtetën me ju, që nëse e lexoni diku tjetër ta dini që është e shpikur. Me përzemërsi kemi zgjedhur të ndahemi si çift. Ramë thellë në dashuri vite më parë dhe kemi kaluar shumë mirë bashkë. Absolutisht nuk ka ndryshuar asgjë mbi faktin sa shumë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që po na i ndan rrugët tani për tani. Nuk po ju mbajmë sekrete nga ky vendim, jemi thjesht dy miq të mirë që mendojmë se është koha për pak hapësirë. Jemi akoma një familje dhe do jemi gjithmonë prindër të përkushtuar ndaj Everly. Nuk do flasim më shumë për këtë dhe ju falenderojmë që respektuat privatësinë e familjes sonë. Ju dërgojmë shumë dashuri të gjithë”, përfundon postimi i ish-çiftit.

Channing dhe Jenna kanë një vajzë 4-vjeçe nga martesa e tyre.