ARTISTI I MAKIJAZHIT TË KYLIE JENNER/ Ariel na zbulon disa këshilla për një lëkurë shkëlqyese në stinën e dimrit (FOTO) – AlpeGossip
ARTISTI I MAKIJAZHIT TË KYLIE JENNER/ Ariel na zbulon disa këshilla për një lëkurë shkëlqyese në stinën e dimrit (FOTO)

ARTISTI I MAKIJAZHIT TË KYLIE JENNER/ Ariel na zbulon disa këshilla për një lëkurë shkëlqyese në stinën e dimrit (FOTO)

Ai ka punuar me disa nga emrat më të njohur të botës së Showbizit dhe tashmë artisti I makijazhit të Kylie Jenner na jep disa këshilla rreth makijazhit. Ariel Tejada fshihet pas makijazhit ikonik të paraqitjes së Kylie Jenner në tapetin e kuq dhe të mos përmendim edhe Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian.

Duke biseduar me FEMAIL, Ariel zbuloi disa këshilla se si të kemi një lëkurë që shkëlqen edhe në stinën e dimrit. Duke përshkruar pamjen e Kylie si një pamje që është vazhdimisht në ndyshim Ariel tha: “Në dy vitet e fundit e kemi perfeksionuar pamjen tonë. Nuk mendoj se vetullat e mia I shkonin asaj dhe mendoj se vetullat e saj tashmë perfekte kanë ndryshuar strukturë.

Në mënyrë që hapja e fondatinës të japë iluzionin e një lëkurë të pastër Arieli thotë se çelësi është pastrimi I rregullt I fytyrës. “Pastrimi I fytyrës rregullisht është një hap shumë I rëndësishëm dhe sidomos ndjekja e një rutine të rregullt.”

“Është e rëndësishme të përdorni një eksfoliant të mirë gjatë dimrit që të mund të pastroni lëkurën e vdekur dhe lëkura juaj të duket më mirë. Është shumë e rëndësishme që lëkura të jetë e hidratuar dhe jo vetëm në sipërfaqe. Konsumoni shumë ujë në mënyrë që lëkura juaj të jetë e hidratuar dhe të duket mirë.”