PARA DASMËS/ Afrona dhe Blero blejnë shtëpinë super luksoze prej 350 mij eurosh – AlpeGossip
PARA DASMËS/ Afrona dhe Blero blejnë shtëpinë super luksoze prej 350 mij eurosh

PARA DASMËS/ Afrona dhe Blero blejnë shtëpinë super luksoze prej 350 mij eurosh

Në 21 shtator, çifti i njohur i showbizit, Blero dhe Afrona do t’i japin fund beqarisë në një dasmë madhështore me 600 të ftuar që do të mbahet në Shëngjin. Siç duket, çdo gjë është gati dhe nëpërmjet postimeve Blero dhe Afrona kanë treguar se mezi presin të bëhen burrë dhe grua.

Në një intervistë të dhënë ditët e fundit, Afrona foli për martesën dhe gjithashtu për planet për tu bërë nënë. Siç tregoi ajo si fillim ata nuk e kishin një plan të tillë pasi mendonin që të udhëtonin dhe t’i dedikoheshin karrierës.

Ndërkohë, së fundmi burime për ‘Panorama Plus’ kanë zbuluar dhe se ku do të jetojë çifti pas dasmës madhështore. Sipas tyre, Blero dhe Afrona kanë blerë një shtëpi që kushton plot 350 mijë euro. Blero dhe Afrona po bëhen gati për të nisur një jetë të përbashkët dhe për këtë kanë blerë me parë apartamentin e ri në periferi të Prishtinës.