KATE NUK NDALET/ Fustani i radhës është super elegant dhe…(FOTO) – AlpeGossip
KATE NUK NDALET/ Fustani i radhës është super elegant dhe…(FOTO)

KATE NUK NDALET/ Fustani i radhës është super elegant dhe…(FOTO)

Fustani i dukeshës së Kembrixhit, Kate Middelton në galanë e organizuar nga “100 gratë në financë” në Muzeun Viktoria & Albert ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen me bukurinë, thjeshtësinë dhe elegancën e tij, duke e bërë Katin të duket përrallore nën atë efektin si të një pikture tre dimensionale apo siç e cilëson “Vanity fair Italia” trompe l’œil.

Fustani i qepur nga shtëpia e modës “Gucci”, na dhuroi një spektakël të vërtetë, që për një çast të bën të mendosh, mos vallë dukesha ka veshur një palë “rrobebanje”?! Po ky është thjesht një iluzion optik, pasi bëhet fjalë për një efekt “trompe l’œil”, kjo si rezultat i ndërthyrjes së ngjyrës nude dhe pudër të pjesës së sipërme, i cili me tonalitetin më të errët krijon kontrastin me dekoltenë, duke i dhuruar kështu dukeshës një siluetë të admirueshme.

Me këtë pamje Kate, mund të thuhet me plot gojën “të prish mendjen”, duke mos i qëndruar imazhit klasik që jemi mësuar ta shohim.