PREJ VITESH TË NDARË/ A do të shkojë Nora Istrefi në emisionin e Robert Berishës? – AlpeGossip
PREJ VITESH TË NDARË/ A do të shkojë Nora Istrefi në emisionin e Robert Berishës?

PREJ VITESH TË NDARË/ A do të shkojë Nora Istrefi në emisionin e Robert Berishës?

Ndarja e tyre erdhi krejt e papritur për fansat dhe bëri bujë të madhe. Është fjala për dy këngëtarët e njohur, Nora Istrefi dhe Robert Berisha.

Që pavarësisht ndarjes, ata të dy kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, edhe për faktin se janë prindër të një vajze, Renee.

Edhe pse nuk janë më bashkë, Nora dhe Roberti i kalojnë pushimet bashkë, ashtu sikurse edhe udhëtojnë në vende të ndryshme për t’u relaksuar si një familje e vërtet. Deri më tani asnjëri prej këngëtarëve nuk ka bërë publike një lidhje të re dashurie.

Prej vitesh të ndarë/ A do të shkojë Nora Istrefi në

Një ndër pyetjet që i bëhet më shpesh Robertit është nëse do ta ketë Norën si të ftuarën e tij në emosionin “Robi plaket kur don vet”. Këtë përgjigje e ka dhënë dje Eriona Sejdiu, bashkëprezantuesja e Robertit.

“Nora ndoshta vjen. Ku e din ti?!”, – u shpreh Eriona.

Gjatë një interviste të dhënë më parë, kur u pyet nëse është ribashkuar me Norën, siç përflitej, Roberti tha:

“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë.

Gjatë gjithë kohës që kanë qenë të divorcuar, dyshja ka mbështetur njëri-tjetrin në projektet e reja që kanë sjellë për publikun, si dhe kanë ruajtur marrëdhënie të mira për shkak të Renee, vajzës së tyre.

Prej vitesh të ndarë/ A do të shkojë Nora Istrefi në