Ngrin publiku: Situata e çuditshme që ndodhi në ‘Xing me Ermalin’ – AlpeGossip
Ngrin publiku: Situata e çuditshme që ndodhi në ‘Xing me Ermalin’

Ngrin publiku: Situata e çuditshme që ndodhi në ‘Xing me Ermalin’

Nëse e keni hapur televizorin në këtë momente dhe jeni habitur e keni kujtuar se publiku i “Xing me Ermalin” po fle, në fakt e vërteta qëndron ndryshe.

I ftuar mbrëmjen e sotme është Hetem Ramadani, biznesmeni i suksesshëm i cili foli mbi rëndësinë e meditimit.

Ermali i kërkoi Ramadanit që të mësonte edhe publikun si të meditojë dhe biznesmeni sugjeroi që të gjithë ta provojnë për 1 minutë duke mbyllur sytë.

“Mbyllni sytë, mos mendoni për asgjë, por fokusohuni tek frymëmarrja”, tha Ramadani teksa Ermali, publiku, orkestra e të gjithë mbyllën sytë.

Pas 1 minute biznesmeni u tha të gjithëve të hapin sytë dhe Ermali u shpreh se kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, gjë që e pohoi edhe publiku.