Sot është një ditë e shënuar për Enada dhe Gert Vaso sepse përveç dashurisë që i bashkon më 14 shkurt, ata festojnë edhe ditëlindjen e djalit të tyre, Roan.
Sot, ditën e Shën Valentinit Roan mbush 10 vjeç dhe prindërit e tij, çifti i balerinëve shumë i dashur nga publiku kanë zgjedhur ta urojnë me një dedikim special të cilin e kanë ndarë edhe me fansat në Instagram.
“Vitet ikin fëmijët rriten!! Ti Roan për ne je krijesa dhe suksesi ynë më i madh në jetë. Je bekimi që zoti mund të na falte ne si prindër. Edhe 100 të bëhesh Roani ynë dhe mbi të gjitha të jesh i lumtur gjithmonë. Gëzuar 10-vjetorin e lindjes Roan”, shkruajnë Enada dhe Gert Vaso krahas fotove kolazh të Roanit.