KIM U HYN ME KOKË STUDIMEVE PËR AVOKATI/ Pyetjet e provimit të saj do t’ju shkrijnë së qeshuri – AlpeGossip
KIM U HYN ME KOKË STUDIMEVE PËR AVOKATI/ Pyetjet e provimit të saj do t’ju shkrijnë së qeshuri

KIM U HYN ME KOKË STUDIMEVE PËR AVOKATI/ Pyetjet e provimit të saj do t’ju shkrijnë së qeshuri

Kim Kardashian deklaroi se do t’i dedikohet karrierës në drejtësi. Teksa po përgatit një reality show ku do ta shikojmë krejt ndryshe në petkun e avokates  ylli i rrjeteve sociale tregoi se po qëndron pa gjumë, vetëm për të studiuar.

Sapo është bërë nënë për herë të katërt, e megjithatë, kjo s’mund ta pengojë të vijojë karrierën që ka ëndërruar që e vogël.

“Po studioj ndërsa bebja fle”, shkroi 38-vjeçarja në një story në Instagram.

Gjithashtu, ajo publikoi një video ku tregon se stafi i saj i avokatëve mbajnë veshur bluza ku shkruhet: “Kim është avokatja ime”.

Por, më i pazakontë nga çdo gjë tjetër është testi përgatitor në të cilin Kim Kardashian po ushtrohej për provimin që do t’i japë të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Ashtu si ushtrimet e matematikës në fillore që na mësonin të llogarisnim me mollë, ushtrimet e Kim-it e mësojnë të mendojë në mënyrë ligjore duke ia shtruar çështjet me emrat e personazheve të famshëm.

“Justin Bieber-i importon vepra arti. Për shumë vite, ai ka blerë dhe shitur me vetëdije vepra arti të vjedhura nga muze të vegjël në Timberlake. Bieber-i drejton një galeri arti në shtetin Bieberville, në partneritet me shokët Zayn, Niall dhe Harry.”

Këta janë emrat e tre ish-pjestarëve të grupit “One Direction”, Zayn Malik, Niall Horan dhe Harry Styles.

Ky ishte një rast hipotetik, siç bëhet shpesh në provimet e juridikut.

Provimin vendimtar për avokati ajo do ta japë në vitin 2022, pa ndjekur studimet universitare.

Kjo shkaktoi polemikë e megjithatë, shteti i Kalifornisë nuk e ka të domosdoshme ndjekien e studimeve në universitetin e drejtësisë, si kusht për të hyrë në provimin e licencës.

Qëllimi i Kim Kardashian është të sigurojë lirinë dhe të drejtat e të dënuarve për krime të lehta, si përshembull shitja e narkotikëve në sasi të vogla.

Babai i saj, Robert Kardashian, ka qenë avokat dhe Kim është shprehur se gjithmonë ka dashur të vijojë në hapat e tij, por ai nuk ia këshilloi për shkak se e konsideronte një punë me shumë stres.