Edhe njëherë Blerina Bombaj na tregoi se ushqyerja e shëndetshme është gjithçka! Shikoni trupin e saj pa palestër (FOTO) – AlpeGossip
Edhe njëherë Blerina Bombaj na tregoi se ushqyerja e shëndetshme është gjithçka! Shikoni trupin e saj pa palestër (FOTO)

Edhe njëherë Blerina Bombaj na tregoi se ushqyerja e shëndetshme është gjithçka! Shikoni trupin e saj pa palestër (FOTO)

Dietologia Blerina Bombaj gjithmonë ka treguar se ushqyerja e shëndetshme dhe produktet BIO ndikojnë drejtpërdrejtë në trupin tonë. Një dietë e balancuar dhe me shumëllojshmëri ushqimesh, mund të jetë zgjidhja perfekte për të gjithë.

Herë pas here edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, Blerina nuk ka ngurruar të jap disa këshilla mjaft të vlefshme për të marrë vlerat e duhura ushqimore dhe për të mbajtur trupin në formë. Dhe nëse nuk e besoni, dieotologia ua vërteton vetë këtë gjë. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet veshur me një palë ‘body’ dhe trup i saj duket në formën më të mirë të mundshme. Për më tepër Blerina ka treguar se ka mbushur plot një vit pa shkuar në palestër dhe përsëri linjat e saj trupore janë perfekte. Të gjithë ndjekësit e kanë komplimentuar Blerinën dhe kanë pranuar përfundimisht se mënyra si ushqehemi ndikon shumë mbi trupin tonë.