"GAME OF THRONES"/ Provat se Jaime Lannister mund të jetë gjallë (FOTO) - AlpeGossip
“GAME OF THRONES”/ Provat se Jaime Lannister mund të jetë gjallë (FOTO)

“GAME OF THRONES”/ Provat se Jaime Lannister mund të jetë gjallë (FOTO)

Vdekja e Jaime Lannister në serinë e pestë të “Game of Thrones” ishte një ndër momentet më të spikatura. Megjithatë, interneti është i mendimit se Jaime mund të jetë gjallë dhe ka prova.

Së pari, askush nuk ka postuar ndonjë foto me aktorin Nikolaj Coster-Waldau si një mënyrë për të vlerësuar rolin e tij, me përjashtim të Lena Headey. Por edhe kjo e fundit nuk përmend në asnjë moment vdekjen.

Po kështu, pritej që Gwendoline Christie, aktorja që luan Brienne of Tarth, të shkruante diçka dhe sërish asnjë reagim.

Së dyti, gazetari James Hibberd i Entertainment Weekly ka realizuar disa intervista me personazhet që humbën jetën këtë sezon. Ai është shprehur se “u surprizua kur mori vesh që një personazh që mendohej se kishte vdekur, rezulton që është gjallë në serinë e gjashtë”. Kush mund të jetë?

Duket gati e pamundur që Jaime të ketë dalë gjallë nga pirgu i gurëve që i ra sipër, por në këtë sezon GoT na ka vërtetuar që gjërat do të shkojnë përtej pritshmërive.