Albërie Hadërgjonaj ndau në “Instagram” mbrëmjen e djeshme, disa foto e veshur me një fustan bust në ngjyrë bojëqielli plot me luspa. Mirëpo, fansat nuk dukeshin shumë pozitive në lidhje me këto imazhe, pasi theksonin se portreti i saj ishte tjetërsuar.
Sipas tyre, këngëtarja shqiptare e kishte tepruar me fotoshopin, duke fshehur çdo rrudhë në fytyrë, madje duke ndryshuar edhe ngjyrën e syve.
“Je deformuar” – komentoi njëri prej tyre.
“E ke ekzagjeru shumë. S’ka lezet” – shkruan një tjetër.
Mirëpo, Albëria ka zgjedhur të ‘mbyllë’ veshët dhe të mos i marrë fare për bazë komentet negative. Këngëtarja vijon ta mbajë foton në profilin e saj në “Instagram”, ndërsa ka mbyllur komentet.