Majlinda Bregu e shkëputur komplet nga ish-kolegët demokratë, tani shihet mes deputeteve socialiste (FOTO) – AlpeGossip
Majlinda Bregu e shkëputur komplet nga ish-kolegët demokratë, tani shihet mes deputeteve socialiste (FOTO)

Majlinda Bregu e shkëputur komplet nga ish-kolegët demokratë, tani shihet mes deputeteve socialiste (FOTO)

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, nuk arriti të ishte deputete e këtij sesioni parlamentar. Ajo nuk u fut fare në lista nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke mos i dhënë as mundësinë e konkurrimit.

Në fakt, kjo nuk ishte diçka e papritur, pasi Bregu ishte e njohur si një nga zërat kundër kryetarit Basha, i cili në fakt la jashtë listave shumë demokratë me karrierë, madje edhe më të gjatë se Bregu, në PD.

Pak ditë më parë, qarkulloi një lajm, sipas së cilës Rama e shpërblente opozitarizmin e Bregut ndaj Bashës me një pozicion pune jashtë, por Bregu u shpreh se ajo ka aplikuar në BE për atë pozicion dhe Rama nuk ka asgjë në dorë për emërimin e saj.

Por, ama, një gjë që nuk mund ta përgënjeshtrojë, është fakti se Bregu tani shihet gjithnjë e më afër deputeteve të Partisë Socialiste, dikur kundërshtarët e saj politikë. Në një event bamirësie, që u zhvillua në Tiranë pak ditë më parë, ajo ishte në shoqërinë e Elona Gjebresë, Vasilika Hysit dhe Eglantina Gjermentit.