Spiderman ekzistoka vërtet! I riu ngjit 4 kate pallati për të shpëtuar fëmijën, video bëhet virale - AlpeGossip
Spiderman ekzistoka vërtet! I riu ngjit 4 kate pallati për të shpëtuar fëmijën, video bëhet virale

Spiderman ekzistoka vërtet! I riu ngjit 4 kate pallati për të shpëtuar fëmijën, video bëhet virale

Një emigrant nga Mali është shpallur heroi i Parisit pasi arriti të shpëtonte një fëmijë të vogël që ishte varur në ballkonin e katit të katërt.

Videoja spektakolare e operacionit të shpëtimit të Mamoudou Gassama u bë virale në mediat sociale.

Në më pak se një minutë, ai ngjitet nga ballkoni në ballkon dhe kap katërvjeçarin, që mbahej nga fqinji i apartamentit ngjitur.

Presidenti, Emmanuel Macron, e ka ftuar Z. Gassama në Pallatin Elysee të hënën për ta falënderuar personalisht.

Ndërkohë, kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo gjithashtu vlerësoi heroizmin e 22-vjeçarit dhe tha se e kishte thirrur që ta falënderonte.

Ajo i referohej atij si “Spiderman i 18-të”, duke marrë parasysh vendin ku ndodhi ngjarja.

“Përgëzime për Mamoudou Gassama, për aktin e tij të trimërisë që shpëtoi jetën e një fëmije”, shkruante zonja Hidalgo.

“Ai më shpjegoi se kishte ardhur nga Mali disa muaj më parë duke ëndërruar të ndërtonte jetën e tij këtu.Unë u përgjigja se gjesti i tij heroik ishte një shembull për të gjithë qytetarët dhe se Qyteti i Parisit padyshim që do të jetë i gatshëm ta mbështesë atë në përpjekjet e tij për t’u vendosur në Francë”.

Quel courage .. bravo à ce jeune du 18eme pour cet acte héroïque 👏🏼

Gepostet von Habib Bibou am Samstag, 26. Mai 2018