Blogerja shqiptare hap linjën e veshjeve në Amerikë dhe nuk mungon as flamuri kuqezi (VIDEO) – AlpeGossip
Blogerja shqiptare hap linjën e veshjeve në Amerikë dhe nuk mungon as flamuri kuqezi (VIDEO)

Blogerja shqiptare hap linjën e veshjeve në Amerikë dhe nuk mungon as flamuri kuqezi (VIDEO)

Në fillim Instagrami i saj (tani ka 472.000 ndjekës) ishte për të kënaqur sytë e njerëzve me kombinimet e pafundme dhe atë dollapin gjigand të mbushur plot me këpucë me taka. Por nga atëherë kanë kaluar shumë vite dhe tashmë Egreis Gjergjani është nënë e tre fëmijëve dhe dizajnuese e veshjeve në SHBA.

Ende nuk mund të hyjë në listën e personazve të famshëm në Shqipëri, por Egreis është shumë e njohur për punën që bën në Kansas dhe jo vetëm.

Pasi arriti që të hapë linjën e veshjeve për fëmijë “Itty Bitty Toes”, të cilat shumë prej tyre i dizajnon ajo, ndërsa çmimet nisin nga 300 dollarë e lart.

Por tashmë vetëm pak muaj më parë, ajo njoftoi se po hapë linjën e saj të veshjeve për femrat, që i përshtaten çdo përmase dhe kanë si qëllim t’i bëjnë të gjitha të ndihen sensuale.