Rritja e temperaturave reflektohet edhe në garderobën e veshjeve duke u përshtatur tërësisht me stinën përkatëse.
Edhe pse jemi në stinën e pranverës, moti ka pasur paqëndrueshmëri por kjo nuk i ka penguar moderatoret shqiptare të eksperimentojnë me lookun e tyre.
Së fundmi dy prej tyre, kanë habitur paksa publikun me daljen e tyre skenike.
Bëhet fjalë për Alketa Vesiun dhe Orinda Hutën e cila ka sjell në një tjetër formë kostumin mashkullor të cilin e kemi parë të zëvendësojë fustanet.
Ato janë shfaqur me pantallona të shkurta e përkatësisht, Alketa të shoqëruar me këmishë e Orinda me kostum mashkullor ku në këtë rast ndryshon gjatësia e pantallonave.
Bloggeret e shumta të modës e kanë bërë tashmë këtë trend pjesë të garderobës së tyre prandaj pritet që të gjitha vipet e tjera të “fiksohen” pas tij:
/AlpeNews.al