MERR FUND KONTRATA ME “SONY MUSIC”/Çfarë do ndodhë me Era Istrefin? – AlpeGossip
MERR FUND KONTRATA ME “SONY MUSIC”/Çfarë do ndodhë me Era Istrefin?

MERR FUND KONTRATA ME “SONY MUSIC”/Çfarë do ndodhë me Era Istrefin?

Këngëtarja e njohur Era Istrefi arriti të bëjë bujë kudo me këngën e saj “Bonbon”.

Shumë njerëz u dashuruan me stilin e saj dhe të tjerë e krahasonin zërin e saj me të Rihannës

Kështu, për shkak të suksesit që pati me këtë këngë, Era arriti të firmoste një kontratë me gjigandët e muzikës “Sony” dhe “Ultra Music”.

Si fillim çdo gjë po shkonte mirë dhe madje artistja po publikonte këngë të reja si: “Oh god”, “No I Love Yous”, “Prisoner”, “Origami” etj.

Kohët e fundit, këngëtarja nga Kosova nuk ka qenë më aktive në muzikë. Ndonëse, shpesh në rrjetet sociale ka premtuar se po punon për projekte të reja ajo ka dy vite që nuk ka publikuar asnjë këngë.

Madje, duket se nuk është më artiste e menaxhuar nën label-in e “Ultra Music”. Këtë e ka konfirmuar vet shefja e distribuimit muzikor të “Ultra Publishing International”, Sony Okon.

Okon i është përgjigjur pyetjes së një fansi të Erës në Tëitter, i cili kishte shkruar:

Doja vetëm të bëja një pyetje në lidhje me Ultra Records. A është këngëtarja Era Istrefi ende e kontraktuar në kompaninë regjistrimit. Ajo nuk ka publikuar ndonjë këngë të re që nga viti 2019. Thjesht pyes pasi ajo është një nga artistet e mia të preferuara”.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Ultra Music i është përgjigjur duke shkruar:

Fatkeqësisht ajo nuk është në Ultra më, kështu që nuk kam ide për projektet e saj të ardhshme. Më vjen keq, do të doja të të kisha dhënë lajme të mira”.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Era e cila po ashtu nuk është shumë aktive as në rrjetet soc