E KISHIM HARRUAR/ Rishfaqet videoklipi i Suada Sherifit këngëtare dhe nuk duhet ta humbisni – AlpeGossip
E KISHIM HARRUAR/ Rishfaqet videoklipi i Suada Sherifit këngëtare dhe nuk duhet ta humbisni

E KISHIM HARRUAR/ Rishfaqet videoklipi i Suada Sherifit këngëtare dhe nuk duhet ta humbisni

Ish-Missi i njohur shqiptar, Suada Sherifi, është cilësuar gjithmonë si nja nga femrat më të bukura shqiptare, jeta private e së cilës komentohet gjatë në media. Suada ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”, ku ka rrëfyer diçka më shumë për jetën e saj, punën si juriste por edhe dashurin që ka për muzikën.
Ndonëse pak veta mund ta mbajnë mend, bukuroshja brune ka marrë pjesë dikur në “Top Festë 4”, me këngën ‘Shko’. Ajo ka folur së fundmi për këtë eksperiencë edhe pse kënga nuk ishte keq dhe ajo kishte zë, kjo ëndërr e saj mbeti me aq.

“Tentova, por gabimi im më i madh ishte që pata një bashkëpunim me personat e gabuar, që e nxorën këngën time të papërpunuar. Madje, kur kishin bërë bashkimet e pjesëve e kishin hequr një fjalë”, -është shprehur ajo.

Ndër të tjera Suada tregoi se një nga arsyet që hoqi dorë nga muzika ishte edhe se ajo kishte bërë pakt me veten që nëse do të kualifikohej në finale ose gjysmëfinale do të vazhdonte të merrej me muzikë, në të kundërt jo.