Marina Fara ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes si për fotot provokuese ku ekspozon linjat perfekte trupore, ashtu edhe për jetën private.
Muajin e kaluar Marina deklaroi se është në një lidhje të re me një djalë, identitetin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.
Ajo poston shpesh foto me të, madje edhe foto intime ku çifti shihen duke u puthur dhe i kushton dedikime.
Sot Marina në foton e fundit ja ka fshehur sërish fytyrën djalit që i ka rrëmbyer zemrën, por me dedikimin që i ka bërë me siguri e ka emocionouar atë.
“Unë jetoj me gjysmë zemër, gjysmën e ke ti”, shkruan Marina duke e shoqëruar postimin me dy zemra.