SONDAZHI: A po ndikon negativisht tek të rinjtë trendi i operacioneve plastike që po sjellin vip-at shqiptarë? (FOTO) – AlpeGossip
SONDAZHI: A po ndikon negativisht tek të rinjtë trendi i operacioneve plastike që po sjellin vip-at shqiptarë? (FOTO)

SONDAZHI: A po ndikon negativisht tek të rinjtë trendi i operacioneve plastike që po sjellin vip-at shqiptarë? (FOTO)

Fakt është që kirurgjia plastike po shndërrohet në një zakonshmëri për shumicën e shqiptarëve. Ashtu si edhe në tregje botërore rinoplastika, mbushja e buzëve, apo botoksi janë ndër më të preferuarat. Por produktet e përdorura për këto ndërhyrje si përshembull silikoni kanë rezultate të pakthyeshme.

Ditët e sotme pothuajse të gjithë të rinjtë kanë rënë pre e operacioneve plastike duke përmirësuar kështu defektet e tyre gjenetike, si në trup apo edhe në fytyrë.

Trend ky i ardhur nga VIP-at. Tashmë janë shumë të rrallë personazhet publike të cilët nuk kanë ndërhyrë në trupin e tyre apo në fytyrë. Mania e operacioneve plastike ka çmendur të rinjtë. Mjekët të cilët i kryejnë këto operacione kanë pohuar se numri i të rinjve ë kërkojnë të ndryshojnë pamjen e tyre është i madh.

Por a po ndikon negativisht tek të rinjtë trendi i operacioneve plastike që po sjellin vip-at shqiptarë?

Pikërisht për të parë se çfarë mendojnë qytetarët AlpeNews.al zhvilloi një sondazh.

Sipas sondazhit të zhvilluar nga Alpenews.al 75.53% e qytetarëve mendojnë se  Vipat po ndikojnë negativisht tek të rinjtë. Ndërsa përqindja e atyre që mendojnë të kundërtën është, 24,47%.