“FEMRAT QURRAVITEN QË ATIJ T’I VIJË GJYNAH”/ Graciano kapet me Antonetën: Ti dukesh që qan kot (FOTO) – AlpeGossip
“FEMRAT QURRAVITEN QË ATIJ T’I VIJË GJYNAH”/ Graciano kapet me Antonetën: Ti dukesh që qan kot (FOTO)

“FEMRAT QURRAVITEN QË ATIJ T’I VIJË GJYNAH”/ Graciano kapet me Antonetën: Ti dukesh që qan kot (FOTO)

Në rubrikën “Trotuar”, në emisionin “E diell”, këtë herë u diskutua për lotët, nëse janë dobësi apo manipulim. Graciano e tregoi hapur mendimin e tij duke u shprehur se një pjesë e madhe e femrave qajnë kot.

“80% e femrave qajnë kot. Komplet lot krokodili për të arritur qëllimet e veta, për tu qurravitur që ti t’i vish gjynah. Për këto femra s’kam respekt fare”, u shpreh Graciano dhe më pas iu drejtua Antonetës: “Mendoj që Antoneta mund të qajë kot. Nuk e di pse kam atë përshtypje”.

Antoneta reagoi duke u shprehur se ajo është e kundërta asaj që tha Graciano.

“Kot? Jooo! Unë jam madje nga ato që edhe kur më vjen përpiqem ta mbaj. Unë mendoj që manipulimi nuk ndodh vetëm kur qan, por edhe kur nuk qan. Në momentin që ti përpiqesh t’i mbash ato lot sepse kërkon të tregosh karakter të fortë, ti e manipulon tjetrin”, tha Antoneta.