ZGJIDHET DILEMA/ U përfol si e dashura e Ledri Vulës, ja raporti i vërtetë i reperit me Dionën – AlpeGossip
ZGJIDHET DILEMA/ U përfol si e dashura e Ledri Vulës, ja raporti i vërtetë i reperit me Dionën

ZGJIDHET DILEMA/ U përfol si e dashura e Ledri Vulës, ja raporti i vërtetë i reperit me Dionën

Kohë më parë, para se të mësohej se vajza bukuroshe Sara Hoxha, është e dashura e Ledri Vulës, reperi u përfol për një lidhje me një tjetër vajzë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Diona Fona, për të cilën, burime për Iconstyle.al bëjnë me dije se është shoqe e ngushtë me të dashurën aktuale të reperit.

Diona dhe Sara kanë qenë bashkë para pak ditësh në një koncert të Dhurata Dorës, nën shoqërinë edhe të këngëtares Ronela Hajati dhe Young Zerka.

Vajzat kanë publikuar edhe foto me njëra-tjetrën në Instastory, nga mbrëmja e tyre në koncert. Marrëdhënia shoqërore e Sarës me Dionën zgjidh edhe dilemën tonë dhe raportin e këngëtares me reperin e njohur.

Megjithatë këto fjalë i përkasin të shkuarës dhe tani Ledri Vula po përjeton një histori dashurie me Sarën.

Kjo e fundit jeton në Gjermani, megjithatë për të qenë afër reperit, Sara udhëton shpesh drejt Kosovës.