“DËNIMI MË I MADH NË JETË KUR…”/ Çfarë po ndodh me Mevlanin, për kë t´i ketë vallë këto fjalë që sapo tha konkurenti (FOTO) – AlpeGossip
“DËNIMI MË I MADH NË JETË KUR…”/ Çfarë po ndodh me Mevlanin, për kë t´i ketë vallë këto fjalë që sapo tha konkurenti (FOTO)

“DËNIMI MË I MADH NË JETË KUR…”/ Çfarë po ndodh me Mevlanin, për kë t´i ketë vallë këto fjalë që sapo tha konkurenti (FOTO)

Pak javë më parë Mevlani mori vendimin përfundimtar, duke zgjedhur mes Antonelës dhe Ledjanës. Djali nga Kavaja zgjodhi këtë të fundit dhe po ashtu edhe Ledjana u deklarua vetëm për të në emision. Mirëpo së fundmi Mevlani i ka habitur të gjithë me një postim që ka bërë në rrjete sociale.

Në fakt ka qenë shprehja e tij ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Mevlani ka publikuar në Instagram një foto të tij, që e ka shoqëruar me këngën “Love Story”.

Ai ka shkëputur nga kënga pjesën ku shprehet: “Më thyeve zemrën tani je me tjetër tregomë a m’ke harru. Ty gabimet të mbetën shkatërrove veten, tash je tu më kërku”.

Gjithashtu përkrah fotos, Melani ka shkruar: “Dënimi më i madh në jetë është kur dashuron personin e gabuar”.

Sigurisht ky postim ka ngritur dyshime dhe nuk e dimë se kujt i dedikohet. Këto kohë ai ka treguar se gjërat me Ledjanën po shkojnë më së miri, madje Mevlani e ka surprizuar këtë të fundit edhe me dhurata jashtë emisionit. I vetmi dyshim dhe opsion që ngelet është Antonela. Para disa ditësh ai pati një përplasje me nënën e saj në “Për’puthen” dhe madje Mevlani e Antonela nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Të jetë lënduar Mevlani vallë nga Antonela kaq shumë? Mbetet për t’u parë!