NJË TJETËR NDRYSHIM NË FYTYRË/ Ana Kauri tregon pamjen e saj të re pas ndërhyrjes në hundë. Ju pëlqen? – AlpeGossip
NJË TJETËR NDRYSHIM NË FYTYRË/ Ana Kauri tregon pamjen e saj të re pas ndërhyrjes në hundë. Ju pëlqen?

NJË TJETËR NDRYSHIM NË FYTYRË/ Ana Kauri tregon pamjen e saj të re pas ndërhyrjes në hundë. Ju pëlqen?

Disa javë më parë, Ana Kauri kërkoi që të largohej nga “Për’puthen”. Ajo tha se kishte marrë zhgënjime të njëpasnjëshme nga djemtë e emisionit dhe se nuk gjente veten me asnjërin prej tyre. Ajo u përball me Rinianin, djalin që kishte një pëlqim por refuzoi takimet me të, duke i shpjeguar si i kishte ndikuar asaj rrugëtimi në “Për’puthen”.

Ana i tregoi konkurrentit se kishte frikë të vepronte lirshëm, pasi kishte marrë vetëm zhgënjime nga djemtë për të cilët kishte pasur pëlqime. Ndaj, Ana i kërkoi Rinianit të largoheshin bashkë nga emisioni dhe të vazhdonin njohjen e tyre jashtë. Riniani e refuzoi propozimin e Anës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndaj, Ana vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’puthen”.

Ndërkohë pas largimit nga emisioni, Ana ka vazhduar e qetë jetën e saj dhe këtë kohë si një vajzë beqare po e shfrytëzon për të bërë ndërhyrje në fytyrë dhe për t’u ndjerë sa më mirë me veten. Së fundmi ajo ka zbuluar se ka bërë një ndërhyrje estetike në hundë.

Ana ka publikuar në Instagram një foto të saj, në të cilën vihet re hunda e fashuar. Ajo nuk e ka mbajtur dot gjatë fshehur dhe ka ndarë këtë “sekret” me ndjekësit e saj.

Madje, sot ajo vetë na ka treguar pamjen e saj me hundën e re, teksa duket shumë e lumtur me këtë ndryshim.

“Ju pëlqen hunda ime e re?”- shkruan Ana krahas videos, duke kërkuar mendimin e ndjekësve.

Gjatë kohës që ishte pjesë e “Për’puthen” ajo bëri dhe një mbushje të buzëve për t’u dukur më të plota dhe pa asnjë lloj kompleksi e bëri edhe këtë ndërhyrje publike.