NXJERR VESET E KONKURRENTËVE NË “PËR’PUTHEN”/ Bora Zemani: Kanë mungesë etike, kanë… (FOTO) – AlpeGossip
NXJERR VESET E KONKURRENTËVE NË “PËR’PUTHEN”/ Bora Zemani: Kanë mungesë etike, kanë… (FOTO)

NXJERR VESET E KONKURRENTËVE NË “PËR’PUTHEN”/ Bora Zemani: Kanë mungesë etike, kanë… (FOTO)

Moderatorja Bora Zemani ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Dilema sociale”, në Top Albania Radio. Ajo foli për “Përputhen” dhe konkurrentët e këtij programi.

“Fjala vjen, pa përmendur emra, nëse do ishe në vend të Arjan Konomit, çfarë do i thoje kujt?”, e pyeti Eno Popi, referuar konkurrentëve. Bora tha se shumë prej tyre kanë mungesë etike në të folur dhe mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit dhe Arjan Konomit.

“Nuk di po diçka që e vë re te shumë prej tyre është në fakt mungesa e etikës në të folur dhe mungesa e respektit, ndoshta ndonjëherë ndaj Arjanit kur kanë debate të forta që këtu nuk jam në asnjë pikë dakord, sepse Arjani është moshë më e madhe se ta dhe respekti duhet absolutisht në këtë rast. Kanë dhe mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit, në mënyrën se si flasin. Kanë një mungesë etike…nuk e di”, u përgjigj moderatorja.