“KISHA SHUMË FRIKË”/ Ermal Meta rrëfen pse ka menduar që nuk donte të bëhej baba – AlpeGossip
“KISHA SHUMË FRIKË”/ Ermal Meta rrëfen pse ka menduar që nuk donte të bëhej baba

“KISHA SHUMË FRIKË”/ Ermal Meta rrëfen pse ka menduar që nuk donte të bëhej baba

Kantautori i njohur, Ermal Meta, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Verissimo” në Canale 5. Këngëtari shqiptar foli për koncertin e tij në Tiranë, për momentin historik të 40 viteve, dëshirën për t’u bërë një ditë baba dhe sa i shenjtë është normaliteti.

Gazetarja e njohur, Silvia Toffanin-it, e cila i kërkoi të gjurmonte një moment historik të 40 viteve të tij të para, ai i tregoi një udhëtim të bukur, por edhe shumë të vështirë.

“Jam në të dyzetat. Ndihem mirë. Ishte një rrugëtim i bukur, por sigurisht edhe i vështirë. Në muzikë shikon vetëm atë që bën në skenë, por pas saj ka shumë gjëra që nuk sheh. Për të shkruar duhet të zhvarrosesh brenda dhe ndonjëherë e lëndon shumë veten. Këngët janë lule kur dalin, por shpeshherë rrënjët e tyre janë shumë të hidhura. Nuk mund t’i shohësh, por të dhembin. Ti jeton me to, të bëjnë më të fortë. Kur vendos të bëhesh muzikant vendos të hapesh totalisht. Nuk e kuptova që duhej të ishte kështu deri para disa vitesh. Mendova se mjaftonte vetëm të mbetesha në sipërfaqe. Ndonjëherë mjafton, por diçka nuk shkonte. Nuk arrija te njerëzit. Pyesja veten: “Pse askush nuk më bën radhë? Ndoshta nuk ia vlen ose ndoshta nuk po jap diçka që vlen”. Mendova se duhet t’u japësh njerëzve diçka të vërtetë. Kur ia heq vetes për t’ia dhënë dikujt tjetër, domosdoshmërish dhemb. Ndodhi një mrekulli. Fillova të gris copa nga vetja. Dhe njerëzit më donin, por gjithçka ka një kosto”, tha Meta.

Ky i fundit nuk e ka fshehur asnjëherë se kishte një baba të dhunshëm, me të cilin shkëputi të gjitha marrëdhëniet në vitin 1990. Artisti shpjegoi se për një kohë të gjatë ishte i bindur se nuk donte të bënte fëmijë, pikërisht sepse ishte ndikuar nga marrëdhënia konfliktuale me babanë e tij.

“Kam menduar për një kohë të gjatë që nuk doja të bëhesha baba. Nuk doja kurrë të rrezikoja që një fëmijë të mendojë për mua, atë që kam menduar gjithmonë për babanë tim. Kisha shumë frikë nga kjo gjë. Ka pak kohë tani, diçka brenda meje ka ndryshuar. Ndoshta, megjithatë. Nuk e di. Do t’ju thoja që po, do ta bëja, por nuk e di”, përfundoi 40-vjeçari.