“KIARËS I NGELI MENDJA TE TI”/ Luizi i rrëfen Qetsorit se Kiara është mërzitur me të – AlpeGossip
“KIARËS I NGELI MENDJA TE TI”/ Luizi i rrëfen Qetsorit se Kiara është mërzitur me të

“KIARËS I NGELI MENDJA TE TI”/ Luizi i rrëfen Qetsorit se Kiara është mërzitur me të

Mbrëmjen e kaluar, Kiara Tito dhe Qetsor Ferrunaj kanë patur një diskutim me njëri-tjetrin teksa po konsumonin darkën.

Moderatorja u ndje e ofenduar nga mënyra se si i foli Qetsori në momentin kur ajo ndërhyri në një bisedë që po bënte Krist Aliaj me disa prej banorëve për Luiz Ejllin.

Ky i fundit i tha Qetsorit mëngjesin e sotëm se Kiara është mërzitur me të për mënyrën se si ai i kishte folur.

Qetsori u përpoq t’ia sqaronte Luizit të gjithë situatën se si nisi dhe i tha atij se thjesht i tha Kiarës që ta linte bisedën të zhvillohej, që në shtëpi të krijohen disa situata të reja.

Luizi nga ana tjetër, i rrëfeu Qetsorit bisedën që ai pati me Kiarën dhe tha se nëse ai ndërhy në këtë situatë që është krijuar mes saj dhe banorëve të tjerë, ajo nuk e kap dot finalen.